Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Petkoviq takon ambasadorët e QUINT-it, pretendon se Kosova s’ka shfaqur kurrfarë vullneti për zgjidhje rreth dinarit

Gazeta10
29 March 2024 - 15:39

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovë” Petar Petkoviq, ka takuar sot ambasadorët dhe përfaqësuesit e vendeve të Quintit në Beograd – nga SHBA, Britania e Madhe, Franca, Italia dhe Gjermania, si dhe me shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi. Në këtë takim siç njofton zyra e Pektoviq, kanë folur për situatën në Kosovë dhe raundin e fundit të bisedimeve në Bruksel.

Petkoviq pretendon se Kosova “s’ka treguar as vullnetin më të vogël” për të gjetur një zgjidhje kompromisi sa i përket vendimit për dinarin dhe transaksioneve e pagesave.

Petkoviq tutje në njoftim pretendon se “Kosova dhe Kurti po bëjnë gjithçka për t’i dëbuar serbët nga Kosova”. Petkoviq është ankuar edhe lidhur me procesin e zgjedhjeve të reja në Veri të vendit përmes peticionit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.