Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Plagosja e kryeministrit sllovak – Kurti: I urojmë shërim të shpejtë, dhuna s’ka vend në demokraci

Gazeta10
15 Maj 2024 - 18:14

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pasi kryeministri sllovak, Robert Fico, është plagosur sot.

Kurti ka thënë se është një lajm tepër shqetësues dhe ka uruar shërim sa më të shpejt dhe të plotë për kreun e qeverisë sllovake.

Kurti ka thënë se dhuna s’ka vend në demokraci.

“Një lajm shumë shqetësues nga Sllovakia, ku raportohet se kryeministri Robert Fico është qëlluar. I urojmë shërim të shpejtë dhe të plotë dhe mendimet tona janë me familjen e tij dhe popullin e Sllovakisë. Dhuna nuk ka vend në demokraci”, ka shkruar Kurti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.