Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Plasaritje Haradinaj – Limaj, Berisha: Deklarata e Limajt u keqinterpretua qëllimisht!

Gazeta10
24 February 2025 - 20:50

Kandidati për deputet i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha ka komentuar deklarimin e kryetarit të kësaj partie, Fatmir Limajt, i cili nuk e ka përjashtuar mundësinë e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje për formimin e qeverisë pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Berisha ka thënë se deklarata e Limajt është keqinterpretuar nga opinioni.

“Është keqkuptu dhe keqinterpretu me qëllim nga opinioni dhe opinionbërësit. Fatmir Limaj i ka pasë qeto qëndrime edhe në studio te ti edhe në studio të tjera”, ka thënë Berisha në “Politiko”.

I pyetur se a është hapur dera për koalicione, Berisha ka thënë se kjo parti në vazhdimësi ka kërkuar qeveri të opozitës.

“Nuk besoj. Jo, jo ato spekulime ju shnoshi, flini rehat. Ato vazhdojnë me qenë spekulime. Edhe gjatë fushatës kemi kërku besimin e qytetarëve për me ba një qeveri ndryshe që nënkupton një qeveri të opozitës.”, ka thënë ai. /Gazeta10/

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.