Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Polici sulmohet fizikisht gjatë kryerjes së detyrës së tij në dy të mëngjesit

Gazeta10
07 July 2024 - 8:52

Një polic ka përfunduar duke marrë tretman mjekësor në orët e para të së shtunës, pasi është sulmuar fizikisht nga një person. Ngjarja ka ndodhur në Lagjen e Spitalit në Prishtinë.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të raportit ditor, ku njoftohet se njëri nga të dyshuarit sulmoi fizikisht policin dhe dy të tjerë pengonin atë në kryerjen e detyrës, shkruan Gazeta Insajderi.

“Lagja e Spitalit, Prishtinë  06.07.2024 – 02:00.  Janë arrestuar  tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi njëri nga ta kishte sulmuar fizikisht zyrtarët policorë, kurse dy të tjerët i kishin penguar policët në kryerje të detyrës. Si pasojë e sulmit fizik, një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore për çka dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.

Të dyshuarit janë liruar me vendim të prokurorit. Kurse rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.