Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Policia bastis një shtëpi në Mitrovicë, konfiskon një armë automatike

Gazeta10
26 March 2025 - 13:41

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas dyshimeve të arsyeshme, kanë bastisur një shtëpi në Mitrovicë.

Si rezultat i bastisjes, policia tha se në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe është konfiskuar një armë automatike me 29 fishekë.

“Në cilësi të dyshuarit për posedim ilegal të armës është intervistuar i dyshuar: J. M., 52 vjeçar, dhe pas procedurave të intervistimit i dyshuari është liruar për procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Më tej, policia bëri të ditur se ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për veprën penale “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar të armës”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.