Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Policia deklarohet për “Marshin për Drejtësi”: Çdo gjë përfundoi në rregull

Gazeta10
02 April 2023 - 18:06

Policia e Kosovës është deklaruar në lidhje me marshin e mbajtur sot në Prishtinë, në kuadër të thirrjeve për drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po gjykohen në kuadër të Speciales.

Policia bëri të ditur se me qëllim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike si dhe mbarëvajtjes së marshit të sotëm në Prishtinë, ishin bërë përgatitjet e nevojshme operacionale policore.

“Njësitet policore janë angazhuar për të mbajtur rendin dhe qetësinë publike, për të garantuar sigurinë e qytetarëve, mbarëvajtjen e marshit, si dhe menaxhimin e trafikut në mënyrë që pjesëmarrësit në marsh të shprehin qëllimin e tyre në mënyrë të qetë dhe demokratike”,thuhet në njoftim.

Gjithashtu u tha se marshi është zhvilluar i qetë, janë realizuar disa fjalime dhe rreth orës 15:30 çdo gjë ka përfunduar në rregull, ku pjesëmarrësit kanë filluar të shpërndahen të qetë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.