Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Policia gjen 100 bimë narkotike të mbjellura në një zonë të thellë malore në komunën e Gjakovës

Gazeta10
04 September 2024 - 17:01

Policia e Kosovës në një zonë të thellë malore në komunën e Gjakovës ka lokalizuar një vend ku ishin mbjellë rreth 100 bimë të dyshuara narkotike të llojit kanabis sativa me gjatësi 1 deri në 2.5 metra.

Në vendngjarjë janë marrë prova materiale si: mostra të bimëve narkotike dhe prova të tjera, ku pas mbledhjes së provave është bërë asgjësimi i bimëve narkotike në vendin e ngjarjes.

Policia ka thënë se zona ndodhet afër kufirit dhe se kanë komunikuar me Policinë Kufitare dhe të rendit të Republikës së Shqipërisë dhe në koordinim me ta është bërë sigurimi i perimetrit të jashtëm të zonës në vijën kufitare Kosovë/Shqipëri nga ajri dhe nga toka.

Lidhur me rastin është komunikuar Prokuroria Themelore në Gjakovë dhe është hapur rasti i cili i nënshtrohet procedurave përkatëse hetimore.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.