Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e dy personave që kërkohen për vjedhje

Gazeta10
22 January 2025 - 16:18

Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e dy personave që kërkohen për vjedhje.

PK ka bërë të ditur se kjo kërkesë është bërë me autorizimin e prokurorisë kompetente, raporton Gazeta10.

Komunikata e plotë:

Kërkesë për bashkëpunim – identifikim të personave të dyshuar

Njësiti i hetimeve të stacionit policor jugu në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e  personave që shihen në fotografi.

Personat  kërkohen për veprën Vjedhje.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e të dyshuarve apo vendodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.