Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur këtë burrë nga Gjilani, ka humbur qe 10 ditë

Gazeta10
08 April 2024 - 17:25

Policia e Kosovës e ka publikuar fotografinë e një burri nga Gjilani, i cili ka disa ditë që ka humbur.

Policia ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për ta gjetur Rexhep Kurtin, i cili është larguar nga shtëpia më 39 mars dhe nga atëherë, familja nuk di për vendndodhjen e tij.

Postimi i plotë i Policisë:

Person në kërkim

PËRSHKRIMI: PERSON I HUMBUR

Policia e Kosovës, Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në ligjin për publikimin e imazheve-fotografive dhe shënimeve të tjera të personit të kërkuar dhe në bazë të autorizimit të Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim të identifikimit dhe gjetjes së personit, lëshon këtë,

Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat

Rexhep (Rrahman)Kurti lindur me 27.04.1955, me adrës banimi Rr. “ Haqif Tetova” nr.2 në Gjilan, i njejti është larguar nga shtëpia që nga data 29.03.2024 dhe që atëherë nuk dihet vendndodhja e tij.

Policia Kosovës, Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan kërkon nga qytetarët dhe mediat e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për identitetit apo vendndodhjen e personit në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.