
Pas raportimeve të shumta se ndaj kreut të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademit, është lëshuar urdhërarrest, Policia e Kosovës ka njoftuar se një gjë e tillë nuk është e vërtetë.
Sipas njoftimit zyrtar të PK-së, ndaj zyrtarit të FFK-së është dorëzuar një ftesë për të u paraqitur në polici për intervistim nesër,por nuk ka ndonjë urdhërarrest ndaj tij, raporton Gazeta10.
“Policia e Kosovës, sot në orët e pasditës ka intervistuar në stacion policor një person/zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës, i cili pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar. Ndërsa raportimi në media për kinse arrestimin e kreut të FFK-së nuk qendron dhe se nuk ka ndonjë urdhër arrest siq raportohet, por të njëjtit i është lënë një ftesë për tu paraqitur në polici për intervistim gjatë ditës së nesërme.”,thuhet në njoftim.
PK-ja ka bërë të ditur se të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë./Gazeta10