Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Policia ndalon një veturë në “Rrugën B” në Prishtinë, gjatë kontrollit gjen drogë

Gazeta10
07 Korrik 2024 - 10:00

Mbrëmë në rrugën B, policia ka ndaluar një veturë në të cilën ndodheshin tre persona ku gjatë kontrolli është konfiskuar një sasi substancë e dyshuar e llojit marihuanë.

Pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE

Rr. B, Prishtinë 06.07.2024 – 22:00. Policia ka ndaluar veturën me targa vendore ku gjendeshin tre persona meshkuj kosovarë. Gjatë kontrollit në veturë është gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 15.08 gram . Dy prej tyre janë intervistuar si të dyshuar, ndërsa personi i tretë si dëshmitar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.