
Policia Rajonale nëpërmjet një komunikate për media ka njoftuar për bastisjen në shtëpinë e të dyshuarit për vjedhje në Gjilan, ku janë gjetur dhe sekuestruar pushka, pistoletë, fishekë e të tjera.
“Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale për gjykatën:
1. Një (1) pushkë gjysmë automatike me bajonetë,
2. Një (1) pushkë gjysmë automatike pa bajonetë
3. Një (1) pushkë ajrore
4. Një pistoletë-revolver e kalibrit 9mm
5. Dyqind e tridhjetë e gjashtë (236) fishekë të cal 7.62×39
6. Dyqind e njëzet (220) fishekë të kalibrit 7.09×15
7. Katër (4) gëzhoja të cal 7.09×15
8. Gjashtë (6) gëzhoja të cal 7.62×39”, thuhet në njoftimin e Policisë, teksa kanë bashkëngjitur edhe pamjet ku shihen armët e sekuestruara.
I moshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga organet e hetuesisë.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor nën dyshimet për kryerjen e veprave penale ‘Vjedhje e rëndë’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.