
Deputeti i Parlamentit Evropian nga Franca, Thierry Mariani, deklaroi se Serbinë e pret kushtëzimin e vazhdueshëm dhe vlerësoi që tani po ndjek rrugën e pavarësisë së ish-presidentit francez, gjeneralit Charles de Gaulle, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta10.
“BE ka kaluar nga një bashkim që vendosi një parim ekonomik në një bashkim që imponon një model politik. Unë shoh që Serbia nuk ka dëshirë të dorëzohet para presionit evropian. Franca është një nga vendet themeluese të BE-së. Gjenerali De Gaulle kërkonte një Evropë e pavarur që respekton kombet. Pikërisht kjo është politika që po udhëheq sot Serbia dhe që duhet ndjekur”, tha Marijani për Veçernje Novosti./Gazeta10.