Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Politikani francez mbron spastrimin etnik nga Serbia, thotë se Prizreni është i “pushtuar” nga myslimanët shqiptarë

Gazeta10
30 October 2022 - 10:19

Deputeti francez, Nicolas Bay, i partisë së djathtë, me një postim në Twitter ka shpërndarë dhe mbështetur propagandën serbe për Kosovën, raporton Gazeta10.

Politikan francez i ekstremit të djathtë vazhdon duke mbrojtur gjenocidin dhe spastrimin etnik dhe duke pretenduar se Prizreni është “i pushtuar” nga myslimanët shqiptarë.

“Prizreni, një qytet evropian dhe ish-qyteti i mbretërve të Serbisë, tani është i pushtuar nga shqiptarët myslimanë”, shkruajti deputeti në Tëitter.

Deputeti tutje lë të nënkuptohet se beson se Kosova nuk do të duhej të kishte aq shumë xhami pasi si tokë europiane, feja islame nuk ka vend.

“Në këtë tokë të Evropës, kishat janë zëvendësuar nga xhamitë. Ndërkohë, qeveritë perëndimore kanë parë nga ana tjetër.”, përfundoi Bay./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.