
Një diskutim interesant është zhvilluar në emisionin Politiko, një ditë para ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, i drejtoi një pyetje pikante ish-deputetit nga komuniteti turk, Enis Kervan, duke e pyetur: “Fikrim Dauti a është me Kosovën apo me Turqinë në ndeshjen e nesërme?”
Nga ana e tij, Kervan theksoi se edhe mediat në Turqi po i kushtojnë vëmendje kësaj përballjeje, duke raportuar gjerësisht për ndeshjen.
Sipas tij, një pjesë e mediave turke janë shprehur se në këtë përballje duhet të fitojë “miqësia”, duke vënë theksin te raportet e mira mes dy vendeve, përtej rezultatit në fushë.