
Publicisti Pal Shtufi ka reaguar për heqjen e gurit përkujtimor i nënës që e dogji vetën pasi i varrosi djemtë e djegur nga serbët
Ai tha se kjo tragjedi duhet të ishte në epiqendër të Kujtesës dhe Artiti të Kosovës, edhe për këtë ai ka akuzuar Hasan Bala i cili theu besën dhe largoi gurin e kujtesës.
Ai tha se “zhvendosi Nënën e vetëdjegur, akti i të cilës i tregoi botës sa e thellë ishte tragjedia shqiptare nën soldatesken serbe”.
“Nëna Pashkë ndoshta nuk e përzgjodhi livadhin e Hasanit për ta djegur dhembjen e saj. Ndoshta nuk kishte më forcë për të ecur. Ndoshta aty iu ndal hapi i jetës dhe nuk mund të shkonte më tej se në livadhin e Hasanit. U vetëdogj. Aty, në atë vend. Pas disa vitesh, pasardhësit e Nënës së shkrumbuar, i shkuan Hasanit në shtëpi dhe i kërkuan një leje që aty, në vendin e shkrumbit, të vendosej një gur kujtese për Nënën që dogji dhembjen me benzinë. PO, ju tha Hasani. PO, me besë e nderë u them se po, mund ta vendosni gurin e kujtesës. E dha BESËN Hasani! Por, dje, me 20 korrik 2023, Hasan Balaj e theu besën. Mori një bager e një kamion dhe rrënoi gurin e kujtesës. Zhvendosi Nënën e vetëdjegur, akti i të cilës i tregoi botës sa e thellë ishte tragjedia shqiptare nën soldatesken serbe”, ka thënë ai.