
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se të mërkurën do t’i adresohet Parlamentit Evropian. Megjithatë në njoftimin që shefja e shtetit ka bërë në llogarinë zyrtare në “twitter” ka vendosur gabimisht fotografinë e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Madje presidentja e ka etiketuar edhe faqen zyrtare të Parlamentit Evropian në postimin e saj me fotografinë e gabuar.
“Nesër kam nderin t’i drejtohem Parlamentit Evropian. Në emër të popullit të Kosovës, do të përçoj mirënjohjen tonë për mbështetjen e qëndrueshme të Parlamentit që nga ditët tona më të zeza, e deri më sot, tani si vend i shpresës dhe demokracisë me një shpirt të gjallë, rinor dhe të qëndrueshëm”, ka shkruar Osmani.