Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Presidentja Osmani flet me Emirin e Katarit, i kërkon heqjen e vizave për Kosovën

Gazeta10
31 January 2024 - 19:57

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Emirin e Katarit, Tamim Bin Hamad Al Thani.

Osmani ka njoftuar se me Al Thanin folën për mundësinë që Kosovës t’i hiqen vizat drejt Katarit dhe mundësisë për investime të tjera në vendin tonë, raporton gazeta10.

“Diskutuam për marrëdhëniet e shkëlqyera Kosovë – Katar, përpjekjet për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, zgjerimin e mundësive për investime dhe marrëveshjen e ardhshme për heqjen e ndërsjellë të vizave”, ka shkruar Osmani në platformën X.

Kujtojmë që ditë më parë presidentja Osmani pati njoftuar që qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza drejt Emirateve të Bashkuara Arabe, pas negocimit që Osmani ka bërë me krerët e shtetit arab. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.