Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

​Presidentja Osmani kërkon mbështetje për anëtarësim e Kosovës në organizatat ndërkombëtare

Gazeta10
22 September 2022 - 20:26

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot në vazhdën e takimeve në New York, ka takuar Kryeministrin e Federatës Shën Kits dhe Nevis, Terence Drew.

Në takim është diskutuar për raportet bilaterale, thellimin e tyre dhe zhvillimet e përgjithshme në raport me përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe sigurimin e njohjeve të reja.

Presidentja Osmani thuhet se në takim ka theksuar se Kosova është e interesuar t’i intensifikojë marrëdhëniet dypalëshe me Federatës Shën Kits dhe Nevis në fushat me interes të ndërsjellë, ndërmjet qytetarëve, bizneseve dhe institucioneve./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.