Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Prishtinë, Qendra për Punë Sociale nuk është në grevë, shkak karakteri i shërbimeve që ofron (VIDEO)

Gazeta10
05 September 2022 - 9:12

Në emisonin “Mëngjesi me Arben Ahmetin”, drejtori i Qendrës për Punës Sociale, Vebi Mujku, ka thënë se kjo qendër nuk është në grevë për shkak të karakterit të shërbimeve që ofron, raporton Gazeta10.

Mujku ka thënë se ky institucion ka shumë arsye për të qenë në grevë për shkak të rrethanave në të cilat gjendet institucioni.

“Mendoj që nëse dikush ka arsye që të mbaj grevë Qendra për Punë Social është ndër institucionet e para që ka arsye të bëj grevë, për shkak të kushteve në të cilat punon dhe rrethanave në të cilat gjendemi, ngarkes e punës dhe pagesave në të cilat jemi”, ka thënë ai.

Tutje, ai ka thënë se nuk e kanë ndërprerë asnjëherë punën për shkak të raste të ndjeshme me të cilat punojnë.

“Duke pasë parasysh rrethanat se ku jemi me rastet me të cilat ne përballemi, sepse ne merremi drejtpërdrejtë me ofrim të shërbimeve sociale, për fëmijë, për viktimat e dhunës, për raste të shkurorzimit, për familje me asistencë sociale, ne për asnjë moment nuk e kemi ndërprerë punë dhe kemi ofru shërbime”, ka thënë më tej Mujku.

Ai ka thënë se puna e tyre nuk është vetëm profesion por edhe mision dhe kjo është arsyeja se përse s’po mund t’i bashkohen grevës.

“Ne jemi vazhdimisht të ngarkuar me punë, mund të themi jemi të stërngarkuar me punë dhe në vazhdimësi ofrojmë shërbime, ne kemi qenë të informuar, kemi qenë të njoftu se është greva mirëpo nuk kemi pasë mundësi t’i bashkangjitemi kur e kemi parasysh se puna jonë nuk është vetëm profesion por është mision”, ka shtuar më tej ai. / Gazeta10

https://youtu.be/H-Ba6h2dQpk?t=5584

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.