Në emisioni “Raport” me Naim Sadikun disa nga banorët në Prishtinë, në një nga lagjet e kryeqytetit përmes një foto të dërguar janë ankuar për ujërat e zeza.
Banorët e lagjes Kodra e Trimave janë përballur me plasimin e ujërave të zeza, një problematik kjo e theksuar në shumë prej komunave të vendit.
Këta banorët tash e tri javë po përballen me shpërthimin e rrjetit të kanalizimit ku është përzier me ujin e pijës dhe pavarsisht ankesave të cilat ata kanë adresuar, ende nuk kanë marr një përgjigjje.
“Rrugën kryesore është i bllokuar kanalizimi nuk ka rrjedhje edhe nuk qakullon uji edhe une jom në nivlin e ulët edhe tash ato ujëra tu mos pas ka me kalu ka plasu edhe ka dalë krejt në shtëpin time pasi që jam ma poshtë. Ky ujë u afru edhe të shpija derën nuk mujm me qelë, kom shku te plotë veç më kanë thanë ktu aty si gjithmonë”, ka thënë njëri nga banorët.
Në lidhje në direkte me drejtorin e investimeve kapitale në Komunë e Prishtinës Krenar Xhaferi ai ka thënë se do ta dërgojnë një ekip për ta shikuar situatën atje.
Tutje ai tha se për këto gjëra është shumë më mirë të diskutohet me kompanin e ujësjellsit.