Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

Prizren: Aksident mes veturës dhe motoçikletës, dy të lënduar

Gazeta10
17 November 2024 - 23:48

Dy persona, ngasësi dhe pasagjeri i një motoçiklete janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi sonte rreth orës 22:00 në Prizren.

Ata pësuan lëndime të lehta trupore.

Rastin për media e ka konfirmuar zëdhënësi rajonal i policisë në Prizren Shaqir Bytyqi.

Bytyqi tha se motoçikleta ishte goditur nga një veturë.

“Policia ka dalë në vendngjarje dhe ka proceduar me rastin”, tha Bytyqi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.