
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi ka bërë të ditur se procesi zgjedhor deri më tani atje është duke shkuar më rregull.
Bytyçi në linjë direkte për Kanal10 tha se deri më tani nuk ka pasur ndonjë incident nëpër qendrat e votimit.
“Procesi i zgjedhjeve është një proces i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës ku e shprehin vullnetin e lirë me anë të votës. Policia e Kosovës i ka marrë masat me kohë dhe është përpiluar plani operativ “Zgjedhjet 2025”. Kemi zyrtarë të mjaftueshëm të angazhuar në pika të votimit si dhe patrolla mobile. Deri më tani në rajon të Prizrenit nuk kemi pasur ndonjë incident “, tha ai. /Gazeta10