
Dëshmitari i njëmbëdhjetë ka vazhduar dëshminë e tij në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, duke u marrë në pyetje nga mbrojtja e Thaçit edhe sot.
Pyetjet ndaj tij, kanë filluar të parashtrohen nga avokati mbrojtës Gregory Kehoe.Me të nisur pyetjet ndaj dëshmitarit, seanca ka kaluar në sesion privat.
Gjithashtu pas përfundimit të pyetjeve ndaj dëshmitarit gjithashtu ka filluar që të bëjë pyetje edhe avokatëve mbrojtës si dhe duke i kritikuar që pyetjet duhet të bëhen në mënyrë më ndryshe pasi që senaca gjatë gjithë kohës është e mbyllur dhe gjatë këtyre diskutimeve prokurori ka mohuar se është kërcënua ndonjë dëshmitar pas dhënies së dëshmisë në Hagë.