Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Prokuroria deklarohet për sulmin ndaj djalit i cili u rrah teksa kërkonte lëmoshë në Mitrovicë

Gazeta10
18 July 2023 - 14:25

Një 29-vjeçar, i komunitetit rom, dyshohet se është rrahur në Mitrovicë.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni, tha se policia është udhëzuar në ndërmarrjen e veprimeve për zbardhjen e këtij rasti.

“Është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka udhëzuar policinë që të ndërmerren veprimet hetimore për zbardhjen në plotëni të këtij rasti. Rasti është iniciuar si “Sulm””, tha Preteni për Gazeta10.

29-vjeçari nga Mitrovica ka rrëfyer mes lotësh për sulmin fizik që dikush ia ka bërë.

Ai deklaroi se e njeh sulmuesin sepse shprehet se i njëjti e “ka diskotekën”.

Nëna e tij ka deklaruar se biri i saj u sulmua për arsye të panjohura dhe i njëjti ishte dërguar për trajtim mjekësor nga shokët e tij.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.