Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë për sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër

Gazeta10
26 April 2024 - 10:15

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë ndaj të dyshuarit, i cili ditë më parë me forcë e kishte futur në veturën e saj një grua, gjersa ka kanosur edhe një vozitës tjetër.

Rasti kishte ndodhur të mërkurën në Prishtinë, në ora 12:30.

E nga Prokuroria Themelore e Prishtinës bëhet e ditur për Telegrafin se ndaj të dyshuarit është ngritur aktakuzë me propozimin për caktimin e masës së paraburgimit, pranë gjykatës kompetente.

Ai dyshohet për veprat penale “Kanosja”, “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”. I njëjti kishte dëmtuar edhe veturat

Ndërkaq, lidhur me rastin kishte njoftuar edhe Policia e Kosovës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se kishte dëmtuar veturat e ankueses femër kosovare dhe të ankuesit mashkull kosovar, ku më pas ankuesen me forcë e kishte futur në veturën e saj, ndërsa ankuesin e kishte kanosur”, thuhej në raportin policor.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.