Duhet Lexuar

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë kundër një personi për krime lufte në Kosovë

Gazeta10
04 Maj 2023 - 10:21

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), të enjten e katër majit, ka ngritur në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktakuzë në mungesë kundër të pandehurit me inicialet Ç.A.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

“Prokuroria Speciale ka njoftuar se i akuzuar Ç.A. në periudhën kohore janar – maj 1999, “duke bashkëvepruar me një grup njerëzish kriminal (tani për tani të pa identifikuar), të organizuar, të  veshur me uniforma policore, paramilitare, ushtarake, ka kryer veprën penale ‘’Krimi i luftës kundër popullsisë civile’’.Kjo e ndëshkuar me nenin 142 të Ligjit Penal të ish Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ( tutje ‘’RSFJ’’) si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale, “aktualisht i ndëshkueshëm sipas veprës penale Krime lufte në shkelje të rëndë të nenit 3 të përbashkët për konventat e Gjenevës, dhe nenin 4 të Protokolit 2 të datës 08.06.1977, aktualisht e ndëshkueshme me neni 146 dhe 147 të Kodit Nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës ( tutje ‘’KPRK’’)”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, Prokuroria Speciale ka propozuar që të mbahet gjykimi në mungesë pasi që janë shterur të gjitha përpjekjet për ta gjetur të akuzuarin.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
20 Janar 2025

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.