Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

​Pronarët e PSG-së duan të zgjerojnë perandorinë e tyre në Premier Liga

Gazeta10
09 January 2023 - 17:25

Nasser Al-Khelaifi, president i Paris Saint-Germain dhe Qatar Sports Investments ka një dëshirë të madhe për të zgjeruar perandorinë e tij të futbollit duke investuar në klube anembanë Evropës.

Sipas raportimeve të Sky Sports, pronarët e PSG-së nga Katari, të udhëhequr nga presidenti Nasser Al-Khelaifi, kanë mbajtur një takim në Londër javën e kaluar me pronarin e Tottenhamit, ku ka edhe kroatin Ivan Perishiq – Daniel Levy.

Tema e supozuar e takimit ishte investimi në klubin e Londrës veriore.

Nuk është sekret që pronarët e Paris Saint-Germain synojnë të investojnë në klube futbolli dhe si një dëshirë e veçantë shquhen klubet nga Premier Liga angleze.

Përveç pronësisë së PSG-së, Qatar Sports Investment (QSI) zotëron gjithashtu një pakicë të aksioneve në skuadrën portugeze Braga.

Pritjet ishin që pas Botërorit të Katarit, interesi i QSI-së për investimet në futboll të ulej, por duket se po ndodh krejt e kundërta.

Sipas raportimeve, kompania nga Katari po përgatit një plan ambicioz të investimeve strategjike në klube në mbarë botën.Liverpool dhe Manchester United, pronarët e të cilëve kanë konfirmuar publikisht kërkimin e investitorëve të rinj, përmenden gjithashtu si objektiva të mundshëm investimi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.