
“Prishtina Weather” ka publikuar një video me bubullimat që kanë mbretëruar sot në Prishtinë, raporton Gazeta10.
Video ka kapur momentet rreth orës 6:38 të mëngjesit.
Rrufeja thuhet të ketë qenë përafërsisht rreth 1 km pranë Prishtinës.
“17.09.2022 – Bubullima e zhurmshme mëngjesin e sotëm në Prishtinë. Ora 6:48. Rrufeja mund të ketë qenë përafërsisht rreth 1 km larg, pra diku fare pranë kryeqytetit”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook.
Si pasojë e motit të keq dje dhe sot, Gjakova dhe Rahoveci janë përballur me vërshime që kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. / Gazeta10