Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Qeveria e Kosovës: Për herë të parë një mbledhje e përbashkët anulohet në mënyrë të njëanshme

Gazeta10
13 June 2023 - 21:37

Qeveria e Kosovës e ka quajtur vendim të njëanshëm të Edi Ramës për ta anuluar mbledhjen e përbashkët të dy qeverive që ishte paraparë të mbahej nesër në Gjakovë.

Në reagimin e Zyrës së Kryeministrit thuhet se një vendim i tillë nuk është marrë asnjëherë.

Ajo ka fajësuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për anulimin e mbledhjes ndërqeveritare duke thënë se takimet bilaterale që i ka kërkuar Rama do të mund t’i zhvillonin secilën ditë tjetër.

Mbledhjet e përbashkëta janë ndërmarrje të madhe organizative, të cilave u paraprinë një punë e madhe e ministrive për të përgatitur atë ditë. Nesër do të duhej të nënshkrueshin 13 marrëveshje të reja. Ato kishin synim t’i afronin ekonomitë tona, sistemet tona të drejtësisë, arsimit, kulturës, etj. Janë qytetarët ata që do humbasin më së shumti. Për fat të keq, anulimi i mbledhjes nga ana e kryeministrit Rama anuloi mundësinë për t’i nënshkruar ato. Takimet bilaterale do të mund të mbaheshin çdo ditë tjetër. Jemi fare afër njëri-tjetrit si vende. Nuk do të ishte hera parë që do të takoheshim brenda ditës. Por është hera parë që një mbledhje e përbashkët anulohet në mënyrë të njëashme.“, tuhet në reagimin e Qeverisë. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.