Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Ragmi Mustafi emërohet këshilltar politik i Besnik Bislimit

Gazeta10
09 August 2023 - 17:37

Ish-kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafi, ka marrë detyrë zyrtare në Qeverinë Kurti.

Ai është emëruar këshilltar politik i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi.

“z. Ragmi Mustafi emërohet Këshilltar Politik i Zëvendëskryeministrit të parë për Integrim evropian, zhvillim dhe dialog në Qeverinë e Republikës së Kosovës.”, thuhet në vendimin qeveritar, raporton Demokracia.com.

Mustafi nuk është shqiptari i vetëm nga Lugina në Qeverinë Kurti.

Më herët, kryeministri Albin Kurti ka emëruar si këshilltare të tij ish-kryetaren e komunës së Preshevës, Ardita Sinani.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
21 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.