
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka filluar fjalimin e tij në Këshillin e Europës, ku në fjalën e tij hyrëse ka thënë se kjo është një mundësi për të vërtetën dhe drejtësinë, raporton Gazeta10
“I nderuari Këshilli i Europës, të shquar anëtarë të Asamblesë Parlamentare jam shumë mirënjohës për mundësinë për të ju drejtuar kësaj asamble sot për një cështje thelbësore të së vërtetës dhe drejtësisë që na kërkon të reflektojmë dhe të veprojmë së bashku”, ka thënë Rama.
Rama do të kerkojë rishqyrtimin e Raportit te Dick Martyt.
Kujtojmë se nuk është gjetur asnjë provë që implikon Hashim Thaçin apo të tjerët në krimet e pretenduar të këtij raporti. / Gazeta10