
Ka përfunduar festivali “Sunny Hill” pas tre netësh në Tiranë, ku performuan artistë vendor e ndërkombëtarë si Dafina Zeqiri, Ledri Vula, Mc Kresha, Lurical Son, Elgit Doda, Asgjë Sikur Dielli, Dren Abazi, Capital T, e artistët e huaj Fedez, Action Bronson, Tananai, Stormzy, si edhe DJ me famë botërore Afrojack, Hardwell, DJ Regard.
Mirëpo këngëtarja e famshme, Dua Lipa nuk arriti të performoj gjë që ka ngjallur shumë reagime.
Ishte vet kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me një postim në Facebook ka thënë se Dua do të rikthehet në nëntor për një koncert në Shqipëri.
“Mirëmëngjesi dhe me superenergjinë e ‘Sunny Hill’ e me falënderimin për Duan, që e presim me padurim në Tiranë në nëntor, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama./Gazeta10.
