Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Raporti i Progresit, kryediplomatja e Shqipërisë: Kemi shënuar përparim në rrugën europiane

Gazeta10
13 October 2022 - 16:59

Ministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhacka, ka thënë se bazuar në Raportin e Progresit për Shqipërinë, ka progres në rrugën europiane, raporton Gazeta10.

Xhacka ka thënë se Raportin e Progresit së bashku me Paketën e Zgjerimit për 2022 ia dorëzuar sot në Tiranë, ambasadorja e delegacionit europian, Christiane Hohmann.

Tutje, Xhacka ka thënë se e ka siguruar ambasadoren se do të punojnë ngushtë me të për të adresuar shqetësimet.

Më tej, Xhacka ka thënë se Shqipëria është e interesuar të jap rezultate konkrete në fazën e re të integrimit të vendit në BE.

Këtu keni statusin e saj të plotë:

“Ambasadorja e Delegacionit Evropian Description: 🇪🇺në Shqipëri,Christiane Hohmann më dorëzoi sot Paketën e Zgjerimit për 2022 dhe Raportin e Progresit për Shqipërinë Description: 🇦🇱.

Description: ✅Krenarë që Raporti i vitit 2022 njeh faktin se pavarësisht sfidave dhe vështirësive, Shqipëria Description: 🇦🇱ka përparuar në rrugën e saj drejt integrimit Evropian.

Description: 🤝E sigurova Ambasadoren Hohmann rreth angazhimit të Shqipërisë Description: 🇦🇱për të punuar ngushtësisht së bashku për të adresuar të gjitha shqetësimet.

E ardhmja e Shqipërisë është në BE. Shqipëria është e përkushtuar për të dhënë rezultate konkrete në këtë fazë të re të procesit të integrimit pas Konferencës së parë Ndërqeveritare.

Description: 🇦🇱Description: 🤝Description: 🇪🇺”, ka shkruar Xhacka në llogarinë e saj në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.