Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Raportohet për bomba në disa shkolla të Serbisë

Gazeta10
17 May 2023 - 8:39

Disa shkolla në Beograd kanë marrë njoftime për bomba mëngjesin e sotëm.

Ekipet e Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë dalur në teren.

Sipas njohurive të mëparshme janë pranuar në shkollën fillore “Kosta Abrasheviq” në Resnik dhe në shkollën fillore “Jovan Miodragoviq” në Vraçar dhe në shkollën fillore “Laza Kostiq” në Beogradin e Ri.

Edhe shkolla fillore “Drinka Pavloviq” mëngjesin e sotëm ka marrë informacion se është vendosur një bombë, shkruan portali N1.

Prindërit e fëmijëve që ndjekin mësimin mëngjesin e sotëm morën një mesazh që të mos i sillnin fëmijët e tyre në klasë sepse ekziston një kërcënim me bombë.

Në terren është dërguar një ekip kundërsabotazhi i MPB-së

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.