Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Rashiq demanton Listën Serbe për diskutimet rreth Asociacionit te amerikanët

Gazeta10
01 February 2023 - 15:45

Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq ka thënë se nuk është i vërtetë pretendimi i Listës Serbe se në takimin e së martës në Ambasadën amerikane për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe të gjithë serbët e përfshirë në diskutim kanë qenë të një zëri.

“Në atë takim pikërisht brenda serbëve kanë qenë diskutimet më të mëdha dhe unë nuk jam pajtuar me qëndrimet e Listës Serbe”, tha ai në një konferencë për media.

Ndërkohë, i pyetur se a posedon qeveria ndonjë statut për Asoaciacionin për të cilin para disa vitesh ka qenë i formuar një grup menaxhues i udhëhequr nga Vinka Radosavljeviq, Rashiq është shprehur shumë i çuditur duke thënë se për herë të parë po dëgjon për këtë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.