Lajme

Rasti “Reflektori”, Prokuroria Speciale ngre aktakuzë kundër gjashtë personave

Gazeta10
18 Prill 2024 - 15:38

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër gjashtë personave në rastin “Reflektori” – L.T,  O.V, I.M, M.H, SH.D dhe F.K.

Prokuroria njofton se të pandehurit L.T, O.V dhe I.M  së bashku me të pandehurin M.I. i cili gjendet në arrati,  duke vepruar në grup kanë kryer veprën penale “Blerja posedimi shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

“Të pandehurit M.H, SH.D dhe F.K akuzohen se kanë kryer veprën penale ndihmë në kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”  nga neni 267 paragrafi 2 lidhur me nenin 275 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 dhe 1.9 lidhur me nenin 33 të KPRK-së. Ndërkaq, të pandehurit L.T dhe O.V akuzohen edhe  për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.”

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.