Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Reagon edhe Lajçak për zhvillimet në Kosovë, thotë se pajtohet me zyrtarin e NATO-së

Gazeta10
05 November 2022 - 22:16

I dërguari special për dialgoun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka reaguar për zhvillimet në Kosovë duke thënë se pajtohet plotësosht me zyrtarin e NAT0-së, Mircea Geoana, raporton Gazeta10.

Zëvëndës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së para rreth më shumë se dy orësh ka reaguar duke thënë se NATO do të ndërhyjë në Kosovë nëse cënohet stabiliteti.

Lajçak e ka shpërndarë postimin e tij duke thënë se pajtohet plotësisht me të.

“Plotësisht dakord me Mircea Geoana. Mirënjohës për koordinimin e shkëlqyer të NATO-s – si me udhëheqjen në nivel të shtabit, ashtu edhe me NATO-n në terren”, ka shkruar Lajçak në llogarinë e tij në Twitter.

Kujtojmë se pasditen e sotme Lista Serbe është tërhequr nga institucionet e Kosovës pasi është suspenduar nga puna komandanti i policisë rajonale në veri nga Qeveria e Kosovës. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.