Gazeta10

Reduktimet, Deliu thotë se qytetarët kanë mbetur në terr e edhe po paguajnë tarifa të larta

Deputetja në Kuvendin e Kosovës nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka thënë se qytetarët kanë mbetur në terr dhe se ata po paguajnë edhe tarifa të larta, raporton Gazeta10.

Ajo ka thënë se ky pushtet di të ndjell vetëm keq për vendin.

Tutje, Deliu ka thënë se Kosova ka mbijetuar kohë edhe më të errëta se kjo qeverisje dhe se edhe kjo do të kalojë.

Këtu keni statusin e plotë:

“Ne mes të verës qytetarët po përballen me reduktime të energjisë elektrike. Për të arsyetuar rritjen e cmimit të energjisë elektrike, Albin Kurti thoshte se ka vetëm nje zgjidhje: reduktime të energjisë ose shtrenjtim të energjisë?

Mjerisht, qytetarët sot edhe kanë mbetur në terr edhe paguajnë energjinë elektrike me tarifa të larta.

Besoj se tashmë të gjithë e kanë kuptuar pse ky pushtet di vetëm të ndjell e mbjell kohë të errëta, nisur nga ekonomia, mirëqenia, kultura e deri te krjimi i panikut i përballjes me një luftë të re, e cila zhvillohet vetëm në imagjinatën e tyre.

Kosova ka mbijetuar kohë edhe më të errëta, do ta kalojmë edhe këtë”, ka shkruar Deliu në llogarinë e saj në Facebook.

Kujtojmë se mbrëmë vonë KEDS ka njoftuar se Kosova do të hyjë në reduktime 6:2 në tërë vendin. Kjo ka ngjallur reagime kundërshtuese nga opozita dhe Shoqëria Civile / Gazeta10

NË FOKUS

plagosje
Këta janë dy personat e plagosur sonte në Prishtinë
1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
336590720_790074042536912_216558726298789015_n
Xhaka shënon gol në Serbi ndaj Bjellorusisë (VIDEO)
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
foto
Dalin pamjet e vjedhjes së makinës së kosovarit në Tale të Lezhës në vitin 2020 (VIDEO)
337527776_571608834975762_7782847739163049324_n
“Statuja e Skënderbeut do vendoset në Zvicër”, skulptori zbulon kush e porositi
337560741_254666503557563_1469925085196788437_n
Madhështore, Jakaj sypatrembur mposht serbin, Nikolic
USHTA1679844550
Pamje të rënda, si po digjen rusët brenda llogoreve në Ukrainë