
Një debat është zhvilluar në emisionin “Politiko” mes panelistëve Arbër Rexhaj dhe Aleksander Kerstiq lidhur me ndikimin e Serbisë te komuniteti serb në Kosovë dhe procesin e integrimit të tyre në institucionet kosovare.
Gjatë diskutimit, Rexhaj ngriti shqetësimin për, siç tha ai, presionin që ushtrohet ndaj serbëve të Kosovës për të mos u përfshirë në institucione apo projekte të ndryshme në vend.
“A e lejon Serbia punësimin e serbëve? Sa janë të shantazhuar e të frikësuar dhe nuk marrin pjesë në projekte?”, deklaroi Rexhaj gjatë debatit në studio.
Mes tjerash ai përmendi edhe rastin e 23 shtatorit ne Banjske ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.