Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rohde dëshiron më shumë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë

Gazeta10
27 August 2022 - 22:38

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet e kalimit, ku ka kërkuar më shumë marrëveshje mes dy shteteve, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se ky është lajm i mirë.

Tutje, Rhode ka kërkuar më shumë marrëveshje, duke specifikuar atë të energjisë dhe targave.

“Lajm vërtet i mirë. Më shumë nga këto ju lutemi p.sh. për energjinë, targat”, ka shkruar Rhode në llogarinë e tij në Twitter.

Kujtojmë se për reciprocitetin e paralajmëruar nga Kosova në targa dhe dokumente kalimi ka pasur tensione të mëdha politike. Në Kosovë dhe Serbi për këtë temë kanë qëndruar i dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak si dhe i dërguari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Para pak orësh, përfaqësuesi i lartë i Bashkimi Europian për Politikë të Jashtme, Josep Borell, e ka konfirmuar se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje ku Serbia ia ka pranuar Kosovës dokumentet e kalimit. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.