Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rrahje në një pishinë në Istog, lëndohen dy persona

Gazeta10
17 July 2024 - 21:13

Një rrahje ka ndodhur të mërkurën në një pishinë në Istog para orës 17:00.

Si pasojë e kësaj rrahjeje dy persona kanë pësuar lëndime.
Një person është arrestuar dhe ndaluar me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë. I njëjti gjatë ikjes kishte shkaktuar aksident trafiku, por është kapur më pas nga policia.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Driton Rugova, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës.

“Pak para orës 17:00 policia ka pranuar informatën se në një nga pishinat në Istog ka ndodhur një rrahje. Dy persona kanë pësuar lëndime. Fillimisht janë dërguar për trajtim në QKMF-në në Istog e pastaj edhe në spitalin rajonal në Pejë, ku pas trajtimit janë liruar. Një person është arrestuar dhe ndaluar me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë . I njëjti gjatë ikjes kishte shkaktuar aksident trafiku, por është kapur më pas nga policia. Derisa edhe disa persona të tjerë të dyshuar, janë në kërkim policor”, ka thënë Rugova

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.