Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rritja e pagës minimale, Azemi: Vendim i Qeverisë që ka të bëj kryesisht me zgjedhje

Gazeta10
28 August 2024 - 18:25

Rritja e pagës minimale në vlerë prej 350 eurosh është një prej vendimeve të miratuara gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë në vend, raporton Gazeta10.

Ky vendim për kryetarin e Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi është i bërë në prag të zgjedhjeve.

“Po realisht, edhe nëse dikush për 10cent i rrit rrogat tona është për t’u vlerësuar por megjithatë rritja e pagës së sotme nuk ka të bej me interesimin e Qeverisë, që të përmisohet gjendja sociale e puntorit privat të Kosovës, kjo ka të bëj kryesisht me zgjedhjet të cilat i kemi, sepse ju e dini që për katër vite 27 kërkesa i kemi bërë tek kryeministri dhe ministri i financave,e tani pak para zgjedhjeve po mundohet të kamufloj diçka”, deklaroi Azemi.

E realizimin e këtij vendimi, Azemi u shpreh se me qeverinë aktuale nuk do të jetë i mundur.

“Jam i bindur se paga 350 nuk od të hyj në funksion ashtu siç e ka thënë sepse asnjëherë nuk është shikuar ligji i pagave, i punës e ligjeve tjera e në njëfar forme kjo është sa për të dal në opinion. Jam i binudr që me këtë qeveri sikurse që është tash për tash, jam i bindur se nuk do të mund të hyj në fuqi”, tha mes tjerash ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.