Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Rrokulliset një veturë në rrugën Prishtinë – Gjilan, s’ka të lënduar (FOTO)

Gazeta10
10 January 2023 - 12:25

Një vet-aksident ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Gjilan.

Lajmin për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se si pasojë e aksidentit ka vetëm dëme materiale.

“Sot rreth orës 09:40, në rrugën Prishtinë -Gjilan , ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, është shprehur Ahmeti për Gazeta10.

Tutje, Ahmeti ka bërë të ditur se me rastin po merret njësiti i trafikut./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.