Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rukiqi: Rritja e pagave në prag të zgjedhjeve, blerje e votave me paratë e taksapaguesve

Gazeta10
05 Korrik 2024 - 9:18

Ish-kryetari i Odës Ekonomike, tanimë anëtar i kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi ka vlerësuar se nëse ngritët vlera e koeficientit në fund të mandatit të Qeverisë “Kurti”, është vendim për blerjen e votave me paratë e taksapaguesve.

Rukiqi ka kritikuar pushtetin aktual, duke thënë se s’ka punuar asgjë për mirëqenien e qytetarëve

“Çdo gjë që lidhet me rritjen e pagave bëhet me rishikim të buxhetit është një procedurë që duhet të kalojë. Këto vendime janë politike dhe të blihen votat me paratë e taksapaguesve. Qeveria s’ka punuar asgjë veç ka ndikuar në përkeqësimin e mirëqenies së qytetarëve, vendim i pamatur dhe i vonshëm e për qëllime elektorale”, tha Rukiqi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.