Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rusja e përfshirë në sulmin në Gramsh – ja çka publikoi ajo gjatë ditës në Instagram 

Gazeta10
21 August 2022 - 8:23

Svetlana Timofoeva, Mikhail Zorin dhe një person tjetër me pasaportë ukrainase, janë arrestuar mbrëmë nga autoritetet shqiptare, pas një incidenti në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh. 

Ata u përplasën me rojet ushtarake të uzinës, pasi që tentuan të futen në godinë dhe të fotografojnë. 

Në profilin e saj në instagram, Timofoeva, mbanë emrin Lana Staor, raporton ABC News.  

Ajo e përshkruan vetën si fotografe që fotografon trashëgimi të shekullit të XX, si dhe vende të braktisura. Teksa, në njërën prej storieve të publikuar gjatë ditës në Instagram shihet një fotografi e veturës “Chevrolet”, me të cilin, Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se udhëtonin 33-vjeçarja dhe shoqëruesit e saj. 

Ajo gjithashtu ka publikuar pamje të ndërtesave të braktisura në Shqipëri, si dhe dy shoqëruesit e saj. 

Mbrëmë, tre persona, një rus dhe një ukrainas, të dyshuar për spiunazh, kanë sulmuar dy ushtarakë të Shqipërisë në Uzinën e Gramshit. Të lënduarit janë në gjendje stabile, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar./Gazeta10   

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.