Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Sadiku pyet Haxhiun: Keni thënë se kushërinjtë janë për dasma, a e keni shkelur këtë standard?

Gazeta10
05 February 2025 - 22:16

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka folur për rastet e raportuara të punësimeve familjare gjatë qeverisjes Kurti.

Haxhiu është pyetur nga gazetari, Kushtrim Sadiku nëse qeverisja Kurti e ka shkelur premtimin që e ka dhënë përgjatë fushatës elektorale.

“Keni thënë se kushërinjtë janë për dasma dhe nuk janë për t’u punësuar. A mendoni se e keni shkelur këtë standard ju si sistem i qeverisjes znj.Haxhiu?”, ka pyetur gazetari, Kushtrim Sadiku.

Haxhiu ka thënë se një premtim i tillë nuk është shkelur nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ministrja e Drejtësisë ka thënë se standardi i njëjtë është ndjekur nga të gjithë zyrtarët e kabinetit qeveritar.

“Jo nuk mendoj që e kemi shkelur. Ka pasur raste të raportuara. Por nëse një drejtues i një institucioni, nuk mundet me thanë mos e merr Kushtrimin po merre Albulenen. Unë për këtë e di që nuk e bëjnë ministrat e kabinetit qeveritar”, ka theksuar Haxhiu. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.