Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Sali Berisha nuk ndal protestat, kërkon “revolucion kundër monizmit”

Gazeta10
03 March 2023 - 16:01

Është mbajtur sot në Tiranë protesta e radhës e opozitës së bashkuar kundër qeverisë dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Në fjalën e tij para protestuesve lideri i PD-së, Sali Berisha tha se kryeministri Rama dhe qeveria e korruptuar kanë vjedhur miliona euro si kurrë më parë në historinë e Shqipërisë.

Ai tha se kjo është protestë e revolucionit paqësor, në të cilën siç tha ai, janë të vendosur të shkurtojnë ditët e kësaj qeverie anti-shqiptare.

“Edi Rama është armik i qenies tuaj, është plaçkitësi më i madh në historinë e vendit. Është armik i miqve tanë në ShBA-të dhe Evropë. Në rast se ju kujtohet, vite më parë, flakte si leckë flamurin amerikan…një vit më parë, zhduku nga faqja e dheut në Shqipëri, flamurin e NATO-s, e cila përbën sot aleancën më kryesore të paqes dhe sigurisë në botë”, u shpreh ai.

Ai shtoi se sot qëllimi i këtij revulucioni është përmbysja e monizmit të bazuar në krimin, drogën, në vjedhjen dhe plaçkitjen e shqiptarëve. Kurrë në histori, një njeri nuk ka vjedhë këtë komb siç e ka vjedhur Edi Rama me organizatën e tij kriminale. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.