Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Samiti fillon punën me dyer të mbyllura, Berisha dhe Meta në protestë

Gazeta10
06 December 2022 - 12:24

Samiti mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor ka filluar punimet me dyer të mbyllura, teksa dy subjektet opozitare në Shqipëri, Partia Demokratike si dhe Partia e Lirisë, janë në protestë, raporton Gazeta10.

Samiti filloi punimet pasi kryeministri Rama ka pritur të ftuarit duke përfshirë këtu edhe kancelarin gjerman Scholz si dhe presidentin francez Macron. Po ashtu, të pranishëm janë edhe krerët e vendeve të rajonit si dhe zyrtarët e lartë të Bashkimit Europian.

Në anën tjetër Policia e Shqipërisë ka paralajmëruar se nuk do të lejojë grumbullimin e njerëzve brenda perimetrit të sigurisë në Tiranë.

Kujtojmë se është hera e parë që një samit i tillë po mbahet në rajon dhe ku është zgjedhur Shqipëria vendi ku po zhvillohet.  / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.