
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur nga kryeministri çek Petr Fiala, raporton Gazeta10.
Osmani para hyrjes në samitin inaugurues të Komunitetit Politik Evropian ka mbajtur edhe një fjalë rasti.
Osmani ndër të tjera ka thënë se ajo do ta jep kontributin e saj në këtë samit si dhe do ta shfrytëzojë atë për takime bilaterale me liderët europian.
Osmani ka thënë se sfidat me të cilat përballet kontinenti janë të mëdha por nëse qëndrojnë të gjithë të bashkuar do të ketë përgjigje të duhur.
“Jam këtu që të participojë në këtë samit dhe po ashtu të zhvillojë takime bilaterale me liderët europian. Sigurisht sfidat janë të mëdha por unë kam besim se nëse qëndrojmë së bashku ne do të jemi të aftë që t’i përgjigjemi suksseshëm secilës nga këto sfida të mëdha”, ka thënë Osmani.
Këtu keni videon e plotë: